Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se kishte pritur me padurim një debat me kundërkandidatët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoti gjatë tubimit zgjedhor në Prishtinë ka thënë se kandidatët e partive të tjera nuk kanë “as çfarë të prezantojnë në programin zgjedhor”.
“E kam pritur me padurim që të dal përballë kundërkandidatëve të tjerë dhe të ballafaqojmë programet. S’kanë pasë guxim as me dalë, por as s’kanë pasë çka të prezantojnë. Njëri është endur rrugëve me megafon në dorë, tjetri i ka lexuar si ia kanë shkruar dhe kur e kanë pyetur se si do ta bësh këtë ka thënë se nuk e di se ia bën dikush tjetër. Pra, krejt kjo fushatë është bërë pa u ballafaquar programet.”, tha Hoti.
Kujtojmë se Hoti aktualisht është edhe kryeministër në detyrë, teksa Gjykata Kushtetuese vendosi ta shpallë jolegjitime Qeverinë e drejtuar nga ai pas votës së ish-deputetit, Etem Arifi./Demokracia.com/