Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj, sapo kanë përfunduar votimin.
Të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj, sapo kanë kryer obligimin e tyre kushtetues për të votuar.
Pas votimit që të dy iu drejtuan mediave, raporton Demorkacia.com.
Kandidati për kryeminsitër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë, pasi që siç theksoi ai, sot është dita e qytetarëve.
“Unë ftoj qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sot është dita e tyre dhe ata sot thonë fjalën e tyre. Dhe shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj ata dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces zgjedhore”, theksoi Hoti, raporton më tutje Demorkacia.com.
Në anën tjetër, bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), një herësh edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe se qytetarët duhet të dalin e të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Sipas Haradinajt, Kosovën e presin sfida të mëdha.
“ Unë edhe Anita ushtruam drejtën tonë për të votuar. I lus të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre sepse këto janë zgjedhje shumë me rëndësi. Na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, pandemia e shumë sfida tjera”, deklaroi Haradinaj pas votimit. /Demokracia.com/