Lajme
Hoti e citon Rugovën për letrën e Bidenit: Shtëpia nuk mbahet pa miq
Demokracia
13:26 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sërish ka reaguar rreth letrës së presidentit amerikan Joe Biden, që i dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, sërish ka reaguar ndaj letrës së presidentit amerikan, Joe Biden, që i dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku ndër të tjerash i ka kërkur që të bëj hapa konkret rreth arritjesh së marrëveshjes përfundimtare me Kosovën, e që nënkupton edhe njohjen e ndërsjell, shkruan Demorkacia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Hoti ka cituar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, duke thënë se shtëpia nuk mbahet pa miq.

“Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e  veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës

Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.

Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e  veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.

Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e  Kosovës,  ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.

Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve.

Faleminderit Presidenti Biden!

Zoti i  bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë Kosovën! . /Demokracia.com/

SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës

Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për…

Posted by Avdullah Hoti on E Diele, 7 Shkurt 2021

Të ngjashme