Lajme
Hoti: Do të shkruhen manuale se si shkatërrohet shteti për dy vjet – kjo është LVV
Demokracia
23:01 | 09 Qershor 2023

Share:

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ta shkatërrojë vendin vetëm për dy vite qeverisje.

“Çdo punë që është bërë në Kosovë, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në pavarësinë e vendit në njohjet që kanë ardhur pas dhe krejt çka sheh është kontribut i LDK por jo vetëm i yni por edhe i partnerëve me të cilët kemi bashkëqeverisur, po ashtu ka pasur gabime e lëshime gjatë qeverisjes, por dy vite të këtyre mund të karakterizohen kështu, dikush nga shkencat politike mund të shkruaj një manual se si shkatërrohet shteti për dy vjet, pra mund shkruhen protokolle se si mund të shkatërroj një parti politike vendin për dy vjet qeverisje dhe nuk ke se si ta emërosh ndryshe qeverisjen e tyre dyvjeçare”, ka thënë ish kryeministri Hoti.

Ai e ka mbështetur këtë pohim duke thënë se si asnjëherë më parë ka zero investime kapitale, largime nga puna e ikje masive të qytetarëve.

“Këta kanë marr dialogun e strukturuar për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe sot ka degraduar për kryetarët që janë mbyllur në zyre dhe konfrontim me gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe tek do t’i shohim pasojat nga këto veprime, jo vetëm të sanksioneve që mund t’i kemi, por popullata këto veprime do t’i shohin në xhepat e tyre sivjet dhe vitet e ardhshme”, ka thënë mes tjerash deputeti Hoti.

Sipas Hotit, të gjitha këto veprime të kësaj qeverie dhe prishja e marrëdhënieve me SHBA-në, janë sinjali më i keq për ekonominë e vendit.

Të ngjashme