Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se 33 mijë doza do të arrijnë deri në fund të muajit mars.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se deri në fund të muajit mars do të arrijë kontingjenti i parë i dozave të vaksinës COVAX, raporton Demokraica.com.
Sipas Hotit, kontingjenti i parë do të ketë 33 mijë doza të vaksinës.
Postimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:
Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19.
Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.
Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi. /Demokracia.com/