Lajme
Hoti dërgon letër sekretarit të ri të SHBA-së
Demokracia
11:44 | 28 Janar 2021

Share:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar një letër Sekretarit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, me ç’rast e ka uruar për postin e ri dhe mbështetjen e SHBA-ve për vendin tonë.

“U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes  për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.”, ka shkruar Hoti në letër.

Ai është shprehur i gatshëm për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke.

Më poshtë lexoni letrën e plotë pa ndërhyrje:

Letra e urimit për Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken
I nderuari Z. Blinken, Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, urime për konfirmimin tuaj në postin e Sekretarit të Shtetit.
U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.
Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me Ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit.
Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik.
Shkëlqesia Juaj, ju lutemi pranoni konsideratën time më të lartë./Demokracia.com
No photo description available.

 

Të ngjashme