Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Llapnasellë, ku disa persona rrahën brutalisht djalin e politikanit serb Nenad Rashiq.
Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se sulmi ndaj Nikolla Rashiqit, është një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit, shkruan Demokracia.com.
Kujtojmë se tetë persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi dje rrahën brutalisht djalin e ish-ministrit Nenad Rashiq.
Postimi i Avdullah Hotit, pa ndërhyrje:
Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.
Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4098686790192644