Lajme
Hoti demanton Kurtin me dokumente: Nga 116 premtime, Qeveria Kurti plotësisht e ka realizuar vetëm një
Demokracia
08:14 | 11 Janar 2025

Share:

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ia ka numëruar Qeverisë Kurti zotimet që nuk i ka realizuar.

ai ka bërë me dije se nga 116 premtime, kjo qeveri plotësisht e ka përmbushur vetëm një.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pjesërisht Qeveria Kurti ka realizuar 16 premtime.

“Rezultatet zhgënjyese të qeverisë në largim:

Premtime totale: 116

● Të dështuara: 97

● Të realizuara pjesërisht: 16

● Të përmbushura plotësisht: 1

Një bilanc që flet vetë!”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme