Lajme
Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit
Demokracia
13:30 | 06 Qershor 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka drejtuar akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se ky binom po e dërgon Kosovën drejt izolimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ish-kryeministri Hoti ka shkruar se për shkak të tyre Kosova sot po humb miq dhe aleatë më të mëdhenj.

“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani. Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve. Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme