Lajme
Hoti beson se Qeverinë e ardhshme do të drejtohet nga LDK-ja
Demokracia
22:41 | 04 Tetor 2022

Share:

Ish-kryeministri Avdullah Hoti beson se qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto deklarime, ai tha se po i bën duke u bazuar në mbështetjen e qytetarëve dhe në rrugëtimin e deritanishëm të partisë që me sondazhet e fundit ka shënuar rritje pothuajse të dyfishtë.

“Gati me siguri të plotë flasim që Qeveria e ardhshme do jetë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Mënyra sesi bëjmë politikë ne, shpesh marrim kosto mbi vete për hir të proceseve, për rëndësinë që kanë ato procese dhe shtetndërtimin e Kosovës. Me kalimin e kohës kjo gjë po reflektohet në besimin e qytetarëve ndaj LDK-së”, tha Hoti TëVë1.

Të ngjashme