Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është takuar me bashkatdhetarin Xhafer Balaj bashkëpunues me shoqatën “Human Bridge”.
Hoti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar se i ka ndarë një letër falënderim Balajt, siç shkruan Hoti për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet, shkruan Demokracia.com.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson si është më së miri bashkatdhetari ynë, Xhafer Balaj. Kontributi i Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara”, shkruan Hoti.
Postimi i Avdullah Hotit, pa ndërhyrje:
Kënaqësi e veçantë të ndaja letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson si është më së miri bashkatdhetari ynë, z. Xhafer Balaj.
Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.
Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!/Demokracia.com/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4107701929291130