Lajme
Hoti: Amerika i kërkoi Qeverisë së Kosovës të shtyjë vendimin për targat, këta shkojnë takohen me Petoviqin në Bruksel
Demokracia
12:15 | 15 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në lidhje me çështjen e targave.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se aleati kryesor i vendit, SHBA i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, ndërkaq Qeveria takohet me Petar Petkoviqin në Bruksel.

Ish-kryeministri Hoti thekson se tashmë vendimi është marrë nga Qeveria dhe nuk ka çfarë të negociohet më.

Postimi i plotë:

ShBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!

Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!

Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë./Demokracia.com/

Të ngjashme