Lajme
Hoti alarmon: Rriten faturat e energjisë e tatimit në pronë, privatizimi vazhdon
Demokracia
13:08 | 04 Mars 2023

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e produkteve në Kosovë, përfshirë këtu edhe për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka radhitur disa nga shtrenjtimit që kanë ndodhur. Mirëpo Hoti duke ironizuar thotë se këto janë kaluese dhe të parëndësishme.

“Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë. Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë. Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr. Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit! Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

1. Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.

2. Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.

3. Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.

4.   Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.

5. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.

Por këto janë kaluese e të parëndësishme.

Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!

Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!

Të ngjashme