Kuriozitete
Hoteli me një kufi ndërkombëtar që kalon nëpër dhomat e gjumit
Demokracia
09:21 | 21 Janar 2023

Share:

La Cure, është një fshat i vogël i vendosur në majë të maleve me pyje të dendur Jura, që ndajnë Francën dhe Zvicrën.

I ndërtuar në stilin fshatar që është kaq i përhapur në këtë pjesë të Europës, hoteli i vogël familjar Hotel Arbez Franco-Suisse i quajtur edhe L’Arbézie ka veçorinë e të ‘ulurit’ pikërisht mbi një kufi ndërkombëtar.

Ky organizim i pazakontë është një pasojë e paqëllimshme e Traktatit të Dappes të vitit 1862, me të cilin Franca dhe Zvicra ranë dakord për një shkëmbim të vogël territorial, në mënyrë që të lejonin kontrollin e plotë francez të një rruge strategjike aty pranë.

Në traktat ishte parashikuar që çdo ndërtesë përgjatë kufirit të qëndronte në vend, një rrethanë që një sipërmarrës vendas e përdori për të hapur një dyqan dhe një lokal, për të përfituar nga tregtia ndërkufitare. Hoteli do të pasonte në vitin 1921.

Rezultati është se afërsisht gjysma e hotelit është në Francë dhe gjysma tjetër në Zvicër, me kufirin ndërkombëtar që përgjysmon restorantin dhe disa nga dhomat.

Të dukshme nga dritarja, dhe vetëm disa metra larg, ishin dy pikat kufitare, ajo zvicerane në anën e djathtë, ajo franceze pak më poshtë në të majtë, me hotelin që zinte një ngastër trekëndore toke të ndara midis të dyjave.

Ky realitet ndërkufitar është i ngulitur në personalitetin e vendit. Nga Luftërat Botërore e deri te pandemia e fundit Covid-19, pozicioni unik i hotelit ka qenë një burim i pafund situatash dhe historish kurioze. Është reflektuar gjithashtu në disa nga elementët dekorativë që gjenden në të gjithë pronën. Disa janë të dukshme, si flamujt që zbukurojnë disa nga muret, por ka edhe disa më delikate.

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024