Lajme
Hooper kundërshton ashpër prokurorin Smith
Demokracia
13:45 | 16 Shkurt 2021

Share:

David Hooper, avokat mbrojtës i Hashim Thaçit, e ka kundërshtuar ashpër prokurorin Jack Smith.

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, gjatë ditës së sotme në seancën e tretë dëgjimore kundër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, ndër të tjerash bëri lidhjen e dorëzimit të dosjes me nisjen e datës së gjykimit, raporton Demokracia.com.

Lexo edhe:

Prokurori Jack Smith paraqitet në seancën e Speciales, ky ishte fjalimi i tij

Smith tha se dorëzimi i dosjes te pala mbrojtëse është e njëjtë sikurse data e fillimit të gjykimit.

Mirëpo një gjë e tillë u kundërshtua ashpër nga avokati i Hashim Thaçit, David Hooper.

Ai tha se kjo nuk ka të bëjë aspak dhe nuk është aspak e njëjtë, por është vetë Smith ai i cili po e bënë këtë lidhje.

Sipas tij, paraqitja e dosjeve në një tabelë nuk është aspak ndihmesë për mbrojtjen dhe se do të ishte shumë më mirë që prokurori Smith të ishte në pozicionin e tyre dhe të shikonte se a i ndihmon apo jo nxjerrja e materialeve.

“Para pak u gëzova shumë kur na ngritën atë kartonin e verdhë për të gjithë ne kur përmendëm çështjen e datës së gjykimit dhe pastaj çohet zotëri Smith dhe bënë këtë faull para gjithë ne. Unë e kuptoj që zotëri Smith se ka ardhur me një fjalim të përgatitur dhe po drejton punën e zyrës së vet. Nëse do të kishte më shumë fokus do të na kishte ndihmuar shumë. Z.smith mendon se sistemi i nxjerrjes së materialeve është sistemi më i mirë i mundshëm, por nëse ai del në pozitën tonë do ta kuptojë shumë shpejt se nxjerrja e materialeve është më pak funksionale, është më pak e përshtatshme dhe e mjaftueshme sesa në institucionet e tjera që e kemi krahasuar. Sot kemi folur me një mënyrë se si ta balancojmë këtë dhe jo me objektiven për ta shtyrë datën e gjyqit që është bërë si slogan i prokurorisë. Kjo është thjeshtë që ne të nxjerrim informacionin që na duhet nga çështja dhe materiali dhe është sugjeruar se çdo gjë tjetër s’ka funksionuar nga sistemin e prokurorisë dhe tani ka mbetur vetëm kjo tabelë për të na ndihmuar për të gjetur informacionin që na duhet apo materialet që ende nuk janë nxjerrë. Prokuroria e kundërshtoi këtë dhe siç e tha kolegu im Emmerson, pse atëherë të mos dorëzohet dosja paraprake dhe nuk e kuptoj këtë argument të lidhjes së dosjes paraprake në lidhje me datën e fillimit të gjyqit. Në qoftë se e kanë shqetësimin për mbrojtjen e dëshmitarëve, atëherë përse të mos japin në fillim një dosje fillestare të redaktuar. Ne e dimë që në këtë gjykatë shumë kohë para se ne të angazhoheshim, shumë kohë para se të angazhohej vetë prokuroria që ka frikësim të dëshmitarëve, frikësim të dëshmitarëve, frikësim të dëshmitarëve. Nuk do t’i hyjë kësaj sepse është më shumë një slogan se sa që ka të bëj me realitetin e vërtetë të çështjes. Pra kjo është një çështje për katër të akuzuarit jo të gjithë prej tyre kanë pasur përvojat që i përmendi z.Smith. Unë jam mirënjohës që ju zotëri gjykatës që ngritët kartonin e verdhë për sa i përket datës së gjykimit dhe nuk doni që kjo të diskutohet. Nga ana jonë  edhe besoj se flas në emër të të gjithë mbrojtëseve, ne duam që të sigurojmë se nuk bëhet fjalë për të diskutuar datën e gjykimit deri sa të jetë koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë dhe ju i nderuari gjykatës do të na njoftoni në mënyrë që të gjithë të kemi mundësinë të kontribuojmë në mënyrë pozitive dhe të frytshme në atë diskutim”, theksoi Hooper. /Demorkacia.com/

Të ngjashme