Shërbimi postar i Hong Kongut do të ndalojë trajtimin e paketave që vijnë ose shkojnë në Shtetet e Bashkuara, në masën më të fundit hakmarrëse në mes të një lufte tregtare në përshkallëzim midis Uashingtonit dhe Pekinit.
Në një deklaratë të publikuar të mërkurën mbi vendimin, qeveria e Hong Kongut citoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump të javës së kaluar për tarifat, raporton CNN.
“SHBA është e paarsyeshme, duke bullizuar dhe duke vendosur tarifa në mënyrë abuzive”, tha qeveria në deklaratë. “Publiku në Hong Kong duhet të jetë i përgatitur të paguajë tarifa të tepruara dhe të paarsyeshme për shkak të akteve të paarsyeshme dhe bullizuese të ShBA-së”.
Qeveria tha se shërbimi postar, Hongkong Post, do të ndalojë pranimin e paketave të transportuara nga deti me efekt të menjëhershëm dhe do të ndalojë marrjen e paketave ajrore duke filluar nga 27 prilli.
Dërgesat e tjera postare që përmbajnë vetëm dokumente, për shembull letra, nuk do të preken.