Lajme
Holandë: ‘Boeing 747’ i bien pjesët gjatë fluturimit
Demokracia
20:18 | 21 Shkurt 2021

Share:

Dy persona u plagosën në Holandë pasi pjesë të aeroplanit ‘Boeing’ ranë në tokë si pasojë e shpërthimit të zjarrit në motor.

Autoritetet holandeze po kryejnë një hetim pasi pjesët metalike filluan të binin nga aeroplani me ngarkesë “Boeing 747”, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Maastricht-Aachen.

Njëri prej motorëve thuhet se mori flakë. Sipas deklaratës së zyrtarit të aeroportit, aeroplani filloi të “humbte” pjesë, ndërsa fluturonte mbi vendbanimin pranë aeroportit.

Mediat raportojnë se dy persona u plagosën lehtë, njëri prej të cilëve kishte nevojë për shtrim në spital.

Pjesët që ranë dëmtuan disa automjete dhe shtëpi. Një foto e publikuar nga media holandeze tregon një shufër të madhe metalike që kishte shpuar çatinë e një veture.

Aeroplani, i cili po udhëtonte për në Nju Jork, u ridrejtua në Liezh të Belgjikës, ku aterroi në mënyrë të sigurt.

Një incident i ngjashëm ndodhi dje në Shtetet e Bashkuara, kur motori i “Boeing 777” i kompanisë “United Airlines” mori flakë, dhe pjesë të avionit ranë në periferi të qytetit Denver.

Të ngjashme