Sport
Holandë – Belgjikë dhe Danimarkë – Francë, mbyllen pjesët e para me këto rezultate
Demokracia
21:32 | 25 Shtator 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve.

Holanda dhe Belgjika kanë përfunduar 45 minutat e para të lojës me rezultat të barabartë 0-0 në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, shkruan Demokracia.com.

Belgët ishin më të rrezikshëm duke tentuar tri herë portën e vendasve që patën dominimin në posedim të topit. Kjo sfidë është në kuadër të Grupit 4 të Ligës A.

Në takimin tjetër që po luhet në Kopenhag, Danimarka po befason duke mposhtur Francën 2:0.

Dolberg hapi serinë e golave në minutën e 34-të të përballjes.

Pesë minuta më vonë, Skov Olsen dyfishoi shifrat në të mirë të danezëve.

Ballafaqimi mes Danimarkës dhe Francës është i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës A./Demokracia.com/

Të ngjashme