Lajme
Holanda paralajmëron dërgimin e sistemit raketor Patriot në Ukrainë
Demokracia
20:40 | 17 Janar 2023

Share:

Holanda do t’i dërgojë Ukrainës sistemin raketor Patriot, ka njoftuar agjencia holandeze e lajmeve ANP duke u thirrur në deklarata e kryeministrit Mark Rutte.

Rutte aktualisht po qëndron në Washington, ku është takuar me presidentin amerikan Joe Biden.

Rutte paralajmëroi se do të marrë pjesë në iniciativën amerikano-gjermane, për dërgimin e sistemit raketor në Ukrainë.

Kryeministri holandez ka konfirmuar se gjatë një bisede të mëhershme telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka mbështetur vendimin, dhe për një gjë të tillë është dakorduar edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se është e rëndësishme t’i bashkohemi iniciativës dhe për këtë kam biseduar në mëngjes me Olaf Scholzin nga Gjermania”, tha Rutte gjatë takimit me Bidenin, raporton Reuters.

Biden para takimit në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se mezi po pret të fillojë takimin, dhe të diskutojnë për mënyrën e forcimit të zinxhirit mbrojtës.

Ai gjithashtu falënderoi Rutten që ishte “i fortë” në mbështetjen e Ukrainës. Ndërkaq Rutte ritheksoi se Holanda është e vendosur në shpenzimin e 2.5 miliardë euro tjera për Ukrainën.

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2024