Sport
Holanda mposht minimalisht Belgjikën dhe kalon në ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve
Demokracia
23:11 | 25 Shtator 2022

Share:

Holanda ka arritur fitore minimale ndaj Belgjikës 1-0 për të kaluar si lider nga Grupi 4 i Ligës A.

‘Tulipanët’ kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme për të dalë të parët nga Grupi dhe për të luajtur në ‘Play-Off’.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0, edhe pse dy skuadrat kishin disa raste të mira shënimi.

Për të parë golin e vetëm në këtë sfidë u desh të pritet minuta e 73-të.

Ishte qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk që dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Gakpo.
Deri në fund holandezët kishin edhe disa raste të mira shënimi, por rezultati mbeti ai i pandryshuar dhe fituan 1-0.

Në ndeshjen tjetër Polonia mposhti në udhëtim Uellsin 0-1 falë golit nga Swiderski për të siguruar vendin e tretë në tabelë.

Përfaqësuesja e Uellsit pas kësaj disfate mbetet e fundit në grup dhe bie në Ligën B.

Të ngjashme