Sport
Holanda jep lajmin e madh për tifozët për edicionin e ri
Demokracia
09:24 | 15 Qershor 2021

Share:

Edhe pse ishte vendi i parë që ndërprenë aktivitetet dhe nuk pranuan që të mbyllnin as sezonin deri në fund (dhanë titullin kampion që në mes të sezonit), Holanda duket se është vendi i parë në Evropë, që ka vendosur të hapë nga sezoni i ri stadiumet e futbollit pa kufizime për tifozët, transmeton Demokracia.com

Këtë vendim e ka marrë vetë Federata Holandeze e Futbollit, pak orë pas debutimit në Evropian të “Tulipanëve”, ndonëse për të hyrë në impiantet e sportit më të bukur në botë do të ketë pa dyshim disa rregulla që tifozët duhet t’i respektojnë.

E para është dokumenti i kryerjes së vaksinës, ndërsa i dyti do të jetë një tampon molekular negativ, i kryer të paktën 40 orë përpara hyrjes në stadium. /Demokracia.com

Të ngjashme