Auto&Tech
Historike| SpaceX kthen për të parën herë në Tokë pa dëmtime shtytësin e Starship
Demokracia
16:22 | 13 Tetor 2024

Share:

Kjo do të thotë se SpaceX do të ketë tashmë mundësinë ta ripërdorë shtytësin, i cili ka në përbërje 33 motorë Raptor.

Bota sapo ka dëshmuar historinë të shkruhet në sytë e saj.

SpaceX, kompania e manjatit të teknologjisë, Elon Musk, e cila operon në fushën e shërbimeve të transportit hapësinor, ka ulur për të parën herë në Tokë pa dëmtime shtytësin e anijes kozmike Starshiip – njohur edhe si “dërguesja e njerëzimit në planetin Mars”.

Brohoritje të stërmëdha u dëgjuan nga ekipi i SpaceX kur shtytësin po ulej në bazën e tij në Texas, teksa u kap pas platformës së lëshimit të Starship dhe u sigurua përfundimisht me një kapje të fortë.

Kjo do të thotë se SpaceX do të ketë tashmë mundësinë ta ripërdorë shtytësin, i cili ka në përbërje 33 motorë Raptor, të cilët fuqizojnë gjithë lëshimin e anijes kozmike më të rëndë në botë, Starship.

Vetëm shtytësi, i cili shkëputet pas fazës fillestare të nisjes, është në fazën e tij të parë 71 metra i gjatë, me një diametër prej 9 metrash, duke peshuar i boshatisur rreth 275 tonë. I ngarkuar ai arrin deri në 3 mijë e 675 tonë.

Elon Musk ndërkohë ka ndarë një mesazh jo euforik në X, pas kthimit të suksesshëm të përforcuesit Super Heavy të Starship në Texas.

“Mirëmëngjes,” shkruan ai thjesht, krahas një fotografie të Diellit që lind pas përforcuesit, teksa qëndron i sigurt në platformën e lëshimit pas fluturimit të suksesshëm të testimit.

Anija kozmike Starship ndërkohë ka kryer një ulje të suksesshme në ujë, thotë SpaceX, duke u zhytur në Oqeanin Indian dhe me mundësi rikuperimi nga ekipi

Përsëri, brohoritjet dhe britmat gjëmojnë nëpër dhomën e kontrollit të SpaceX. Një ditë absolutisht historike për gjithë ekipin dhe në veçanti për besimin që Elon Musk ka pasur prej fillimit në këtë projekt.

Të ngjashme