Sport
Historike: Ballkani në fazën e Grupeve në Conference League
Demokracia
21:50 | 25 Gusht 2022

Share:

Emri i FC Ballkanit nuk do të harrohet më kurrë. Ky emër nga sot është futur në analet e historisë së futbollit të Kosovës, duke e arritur fazën e Grupeve në Conference League, shkruan Demokracia.com.

Ky është viti i parë që Ballkani merr pjesë në garat ndërkombëtare dhe qysh herën e parë e arriti atë që nuk e kishte arritur askush.

Kampioni i Kosovës e ka eliminuar në fazën Play-off skuadrën shqiptare “Shkupi”-n, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Në takimin e parë në Shkup, Ballkani kishte triumfuar me rezultat 2:1, ndërsa sonte në studimin legjendar “Fadil Vokrri” arriti  t’i gëzoi gjithë shqiptarët duke triumfuar me rezultat 1:0.

Hero i Ballkanit këtë herë ishte Meriton Korenica, që e shënoi golin historik dhe krejt çfarë i mbetet tash Ballkanit është i qetë të pres shortin për t‘i mësuar kundërshtarët në fazën e Grupeve. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme