Sport
“Historia u shkrua”, Ballkani reagon pasi siguroi titullin e parë në histori të klubit
Demokracia
17:03 | 04 Maj 2022

Share:

Barazimit të Gjilanit dhe Dritës në derbin e madh të futbollit kosovar i është gëzuar më së shumti Ballkani që e ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.

Gjilani dhe Drita barazuan 0:0 në derbin e madh që i takoi javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Demokracia.com.

Klubi nga Suhareka e ka fituar për herë të parë titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani me të përfunduar ndeshja ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

“Historia u shkrua. Ne jemi kampion”, thuhet në postimin e Ballkanit e përcjellur me një fotografi e të gjithë futbollistëve, kryesisë së klubit, stafit të trajnerëve e të gjithë atyre që janë nën emblemën e klubit.

Ballkani ka 70 pikë në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe katër lojë deri në fund të kampionatit./Demokracia.com/

Të ngjashme