Sport
Historia tronditëse e Franck Riberys rreth plagës në fytyrë
Demokracia
16:07 | 06 Prill 2021

Share:

Franck Ribery ka qenë i hapur në lidhje me plagën në fytyrë që i dhanë atij forcë gjatë gjithë karrierës së tij në futboll.

Në vitet e kaluara, 36-vjeçari ka folur publikisht për traumën në disa raste dhe në një interevistë emocionuese për “Canal + Sport” vitin e kaluar, lojtari francez zbuloi se si e përjetoi këtë gjë, përcjell Demokracia.com.

Nëse nuk e keni dëgjuar historinë më parë, Ribery pësoi një plagë të rëndë në kokë në një aksident automobilistik në moshën dy vjeçare.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe i duheshin 100 qepje pas përplasjes në qytetin e tij në Francë.

Sipas Yahoo, ai nuk kishte të vendosur rrip sigurimi, gjë që e dërgoi atë duke u përplasur në xhamin e përparmë të veturës.

Ribery gjithashtu në librin e Simon Kuper “The Fotball Men: Up Close with the Giants of the Modern Game” tha se incidenti e motivoi atë në moshën e re.

“Në një farë mënyre ky aksident më ndihmoi. Si fëmijë, më motivoi.” tha ai.

“Zoti më dha këtë ndryshim. Plagët janë pjesë e imja, dhe njerëzit thjesht do të duhet të më marrin ashtu siç jam.”.

Franck Ribery kulmin e karrierës e kishte tek gjiganti bavarez, Bayern Munich, ndërsa tash luan për Fiorentinën në Serie A. /Demokracia.com

Të ngjashme