Lajme
Historia më e bukur e dashurisë: Të dy 100 vjeç, burrë e grua vdesin vetëm pak orë larg nga njëri-tjetri
Demokracia
10:00 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Një çift i moshuar vdiq brenda pak orësh nga njëri-tjetri pas gati tetë dekadash martesë.

June dhe Hubert Malicote, të dy 100 vjeç, nga Ohio ishin të martuar për 79 vjet dhe historia e tyre e dashurisë mori fund javën e kaluar.

Djali i tyre Sam, 76 vjeç, tha se nëna e tij u sëmur rëndë një ditë pas Ditës së Falënderimeve dhe u vendos në kujdesin e fundit të jetës në Hospice of Hamilton në Ohio.

Çifti ishin bashkë deri në fund, pasi ndanë një dhomë në bujtinë ku qëndruan pa ndjenja për pesë ditë.

Hubert vdiq më 30 nëntor rreth orës 21:00 dhe sipas Sam vdekja e tij u shkaktua nga një ‘zemër e thyer’. Rreth 20 orë më vonë, më 1 dhjetor rreth orës 18:00 ndërroi jetë edhe gruaja e tij.

“Ata jetuan një jetë të gjatë, të lumtur së bashku dhe ishin të përkushtuar ndaj Zotit dhe familjes.”

Si June ashtu edhe Hubert u rritën në Kentaki dhe u takuan në një shërbim kishe në vitin 1941.

“Zogjtë e dashurisë” shkëmbyen betimet një vit më vonë në moshën 20-vjeçare kur Hubert ishte në shtëpi me leje nga Marina e SHBA-së.

Të ngjashme