Futbollisti i talentuar i Barcelonës, Gavi ndonëse që nga mosha e hershme ka ditur të luajë futboll, një gjë e tillë nuk i ka shkuar përshtati me lidhëset e këpucëve.
Futbollistët e Barcelonës mposhtën skuadrën e Elches në ndeshjen e xhiros së 18-të të La Ligës spanjolle me rezultat 3:2, ku me një gol dhe një asist mori pjesë 17-vjeçari Gavi, përcjell Demokracia.com.
Pas ndeshjes, gazetari i “Sport”, Mark Marba, ka shkruar një rrëfim interesant për futbollistin e ri të Barcelonës.
Gavi në fëmijëri nuk dinte të lidhte lidhëset e këpucave dhe nuk donte të mësonte, ndaj çdo ndeshje e lunate pa lidhur fare ato.
Megjithatë, ky nuk ishte problem për të. Ai po ashtu deklaroi se nuk donte të mësonte të lidhte lidhëset dhe se ishte mësuar të luante me lidhëse të palidhura në këpucët e tij të futbollit.
E pamë edhe dje që lidhëset e këpucëve nuk e shqetësojnë shumë, kur shënoi një gol të mrekullueshëm për epërsinë 2-0 të Barcelonës. /Demokracia.com/
GAVI GOAL ? pic.twitter.com/FmDQP9GL1G
— MV (@MohaneshV) December 18, 2021