Lajme
Historia e vrasjes së nënës së Elsa Lilës| Autori hodhi trupin në aksin Tiranë-Elbasan
Demokracia
13:22 | 16 Mars 2022

Share:

Historia e vrasjes së nënës së Elsa Lilës është tragjike dhe e dhimbshme. Këngëtarja e cila u vu në pranga ditën e sotme në Itali, pasi dyshohet se është pjesë e trafikut të drogës, humbi nënë në vitin 1997.

Viktima punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të Parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit. Duke qenë se ishte e divorcuar, Eva Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Në periudhën e vitit 1997, për shkak të rrëmujave të atij viti, pjesa më e madhe e popullsisë qëndronte në shtëpi.

Eva Vishaj, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që kishte me drejtoreshën e shkollës “Hoxha Tasim”, F.N., kishte filluar të shkonte në kurse aerobie në kohën e lirë. Më 23 maj 1997, Albenc Ago, i cili udhëtonte me një makinë tip fuoristradë, e ka marrë gruan dhe është larguar në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Ai e ka vrarë dhe trupin e pajetë të saj e ka hedhur në kilometrin e 29-të të aksit Tiranë-Elbasan. Mekanizmi i ngjarjes, është zbardhur nga dëshmitarët e shumtë që janë pyetur në procesin gjyqësor, mes tyre dhe njerëz që kishin bashkëpunuar ngushtë me Agon.

Por, pavarësisht firmosjes së dënimit prej 20 vitesh burg, nuk u hodh dritë mbi motivin e vrasjes së Eva Vishajt.

Të ngjashme