Aalex Collado lindi në Sabadell të Katalonjës, pak kilometra larg Barcelonës. Në moshën 10 vjeç ai ishte pjesë e Cantera-s blaugrana (La Masia).
Në mars 2018 bëri debutimin e tij te Barcelona B, në divizionin e dytë spanjoll, ndërsa një vit më vonë ai filloi në ekipin e parë në ndeshjen kundër Celta Vigo, duke provuar atmosferën e stadiumit dhe fanelës së ekipit të parë…
Rinovimi i kontratës gjithashtu arriti marsin e kaluar. Duket si historia tipike e një të paracaktuari nga fati, gati për të ndriçuar Camp Nou për shumë vite. Por, në vend të kësaj, gjendja financiare e Barcelona-s kërkoi zgjedhje të tjera dhe të detyruara…
Në verë, Blaugrana janë në prag të shitjes së tij fillimisht te Brugges, në Belgjikë, pastaj te Sheffield, në Angli. Collado refuzon transferimet. Nga atje situata përkeqësohet më tej: ai përfundon jashtë skuadrës me urdhër të Koeman dhe as nuk i caktohet numri i fanellës…
Një qëndrim i qartë që e hedh Álex në dëshpërim. Mendon për tërheqjen, për lënien e futbollit, një herë e përgjithmonë… Ditët e fundit, presidenti Laporta e ka inkurajuar që të mos heqë dorë tani, duke premtuar se do të përpiqet të bindë Federatën që ta lejojë të marrë numrin “8”, të veshur deri vonë nga Pjanic.
Vështirë, duke pasur parasysh mbylljen e periudhës së regjistrimit. Ashtu si kthimi i tij te Barcelona B është i komplikuar, duke pasur parasysh plotësinë e skuadrës.
Dy merkatot e fundit hapur janë Rusia dhe Turqia, ku tregu është ende i hapur. /Demokracia.com