Sport
Historia e çuditshme e djalit të diktatorit Gadaf: Bleu aksione te Juventusi dhe u burgos për vrasjen e një menaxheri futbolli
Demokracia
14:37 | 06 Shtator 2021

Share:

Ish-futbollisti Saadi Gadafi, njëkohësisht dhe djali i ish-diktatorit famëkeq të Libisë Muamar Gadafi, është liruar nga burgu pas akuzave për vrasjen e një menaxheri futbollit në vitin 2005.

Saadi u arrestua në vitin 2014 pas akuzave për vrasjen e trajnerin Bashir Al Rajan në vitin 2005 dhe krimeve të kryera ndaj protestuesve në vitin 2011. 48-vjeçari qëndroi për shtat vite në burg, por akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë dhe djali i diktatorit famëkeq është liruar nga burgu.

Saadi Gadafi nisi karrierën futbollistike në vitin 2000 me Al Ahlin në Tripoli ndërsa në vitin 2003 u transferua te Peruggia në Itali.

Njëkohësisht, familja Gadafi bleu 5.3% të kapitalit të Juves duke u bërë aksionar në klubin bardhezi. Pas Peruggias, karriera e Saadi Gadafit vazhdoi me Udinesen në vitin 2005 e një vit më vonë me Sampdorian, por karriera e tij u mbyll pas akuzave për doping.

Pas largimit nga Italia dhe fushat e futbollit, djali i tretë i Gadafit, gjatë luftës civile në Libi, iku në Niger në shtator 2011. Ai u kap dhe u burgos në Tripoli në vitin 2014. Saadi, tani 47 vjeç, ishte i njohur për stilin e jetës së tij ‘’playboy’’ gjatë diktaturës së babait të tij. Në gusht 2015, u publikua një video në të cilën Saadi po torturohej nga milicitë islamike.

Më 19 dhjetor 2017, familja raportoi se kishin humbur çdo kontakt me të, duke u mbajtur në izolim pa e parë as avokatin e tij. Në prill 2018, gjykata e apelit e shpalli të pafajshëm për vrasjen e trajnerit Rajani duke e lënë dhe të lirë pas 3 vitesh. /Demokracia.com

Të ngjashme