Kuriozitete
‘Histeri masive’: Gruaja pa maskë shan, godet dhe pështyn burrin që nuk e kishte maskën e vendosur
Demokracia
14:48 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Gjatë fundjavës së krishtlindjeve një video u bë virale në internet pasi në të shihej një grua pasagjere në gjendje histerike që po qortonte një burrë pse nuk e kishte vendosur maskën sa ishin në aeroplan. Lëre që ajo se kishte maskën e vendosur, por aq shumë u zemërua sa e goditi dhe e pështyu atë. E arrestuan sapo zbritën.

Me miliona herë u pa kjo video në internet, në të cilin burri që ishte i ulur, i thotë gruas që po i rrinte mbi kokë se arsyeja pse maska ishte poshtë pasi po hante.

“Ngrihu në këmbë” bërtiste gruaja. “Ngrihu në këmbë” sikur të donte të kacafytej me të.

“Ulu Karen” ja ktheu ai. “Je vetëm një Karen e mallkuar. Ulu.” I tha asaj burri duke ju referuar talljes popullore në SHBA për gratë që gjejnë gjithmonë një arsye për të ankuar për shërbim.

Pas disa momenteve të sharave mes tyre, stafi i fluturimit u përfshi dhe provuan të qetësonin situatën. Ishte vonë pasi gruaja e goditi në fytyrë burrin, transmeton Gazeta Metro.

“Tani do të shkosh në burg” bërtiti ai. “Kjo është sulm. Do të shkosh në burg. Sapo të zbresim në Atlanta, do të shkosh në burg. Karen.” Pastaj gruaja e pështyu atë në fytyrë.

“Vendose atë m*t maske!” bërtiste gruaja që vet nuk po mbante maskën si duhet.

Delta Air Lines kishte njoftuar pas incidentit se autoritetet e rendit dhe ligjit ishin ftuar të merren me këtë incident.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025
Kuriozitete • 09 Maj 2025