Hipopotamët e egër janë krijesa të zhurmshme pasi thirrjet e tyre dëgjohen në largësi të mëdha përgjatë lumenjve e liqeneve. Por deri më tani, funksioni i “fishkëllimave si bori” që lëshojnë këto kafshë kanë qenë një mister.
Shkencëtarët që studiojnë hipopotamët e një rezervati natyror në Afrikë kanë arritur në përfundimin se secili prej tingujve përcakton për këta gjitarë nëse një qenie tjetër është mik apo armik. Ata mund të arrijnë të njohin njëri-tjetrin nëpërmjet “zërit” të tyre.
Sipas drejtuesit të ekipit, Prof. Nicolas Mathevon, hipopotamët zotërojnë një repertor të gjerë vokal që përfshin hungërimat, pëllitjet, klithmat dhe “fishkëllimat bori”. Kjo e fundit mund të udhëtojë deri në 1 kilometër dhe është më e përdorura mes këtyre kafshëve të mëdha.