Lajme
Hipokrizia e Albin Kurtit | Grevën e arsimtarëve në Kosovë dëshiron ta shtyp, por në vitin 2019 kishte mbështetur grevat e profesorëve në Tiranë (Video)
Demokracia
13:31 | 26 Gusht 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po zgjedhë asnjë metodë për të shtypur grevën e filluar nga sektorët e ndryshëm të Republikës së Kosovës, përfshirë punëtorët e arsimit dhe shërbyesit civil.

Kurti, i cili sa ishte në opozitë i pëlqente të qëndronte mes kaosit dhe të mbështeste grevat e protestat kudo që ato mbaheshin, që nga dita kur është bërë kryeministër është shndërruar në armikun numër një të sindikatave në Kosovë.

Qysh në ditën e parë të grevës së nisur në Kosovë, Kurti ka filluar betejën kundër Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe ka kërcënuar grevistët se do t’ua ndalë pagën, raporton Demokracia.com.

Por, nuk mjafton shumë për të parë se si opozitari, Albin Kurti, sillej me grevat dhe protestat, të cilat mbaheshin jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Në 4 shkurt të vitit 2019, Kurti kishte shkuar në Tiranë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, për të mbështetur profesorët dhe studentët në ditën e parë të grevës së tyre duke kërkuar ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë në Shqipëri.

Kurti kishte folur me shumë admirim për profesorët dhe studentët grevistë, duke i inkurajuar që të mos dorëzoheshin deri në fund.

Vizita e Kurtit në ambientët e grevistëve ishte pasqyruar në mediat e ndryshme të Tiranës dhe shumë video mund të gjenden në youtube./Demokracia.com/

Të ngjashme