Sport
Himni i shtetit të Kosovës respektohet në mes të Greqisë
Demokracia
20:52 | 14 Nëntor 2021

Share:

Para pak çastesh ka nisur ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.

Kjo përballje është duke u zhvilluar në stadiumin olimpik në kryeqytetin grek, në Athinë, raporton Demokracia.com.

Para ndeshjes, si zakonisht janë intonuar dy himnet e shteteve përkatëse.

Himni i parë që u intonua ishte i Republikës së Kosovës që sigurisht u respektua në shtetin e Greqisë që nuk e njeh Kosovën shtet.

Demokracia.com nga stadiumi jus jell pamjet kur intonohet himni i Kosovës.

Ndryshe, kjo është ndeshja e fundit e Kosovës për vitin 2021.

Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com

Të ngjashme