Kombëtarja e Spanjës do të përballet sonte me Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “La Cartuja” të Sevillës me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja do të transmetohet në televizionin publik spanjoll “LA 1”, derisa komentatorët nuk e kanë të lejuar ta përmendin emrin e Kosovës.
Kjo për shkak se qeveria spanjolle nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Gjithashtu, ky televizion nuk do ta transmetojë as momentin kur do të intonohet himni i Kosovës. /Demokracia.com