Lajme
Hilli përkujton kryeministrin e vrarë serb Gjingjiq: Fjalët dhe veprat e tij ishin frymëzuese
Demokracia
10:30 | 12 Mars 2023

Share:

Sot po shënohet 20 vjetori i vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, dhe për këtë çështje ka folur ambasadori i ShBA-ve, Christopher Hill.

Ai u shpreh se fjalët dhe veprat e Gjingjiqit ishin frymëzim edhe sot, dy dekada pas vrasjes së tij.

“Trishtim i madh, sigurisht, sepse atëherë ishte një situatë premtuese që u mbyll shpejt në një kohë kur përparimi mund të ishte i shpejtë. Mendoj se kishim një kohë kur mund të ishte bërë përparim.” – u shpreh ambasadori amerikan në Serbi, përcjell Kosovo-Online.

Por, çka e frymëzoi Hillin te Gjingjiqi?

“U ndjeva shumë i frymëzuar nga fjalët e tij, përpjekjet e tij për të inkurajuar njerëzit, për të lëvizur kur të munden, për t’i bërë gjërat kur munden. Edhe në këtë kohë, që është ndryshe nga ajo kohë dhe që s’mund të krahasohet, do të arrijmë gjërat që duhen bërë dhe shpresoj që të arrijmë në atë moment”, u shpreh Hill.

Zoran Gjingjiq ishte vrarë më 12 mars të vitit 2003. Ai ishte vrarë nga ushtarët e Milorad Ulemekut. Më 23 maj 2007, dymbëdhjetë njerëz ishin dënuar për këtë vrasje, përfshirë Ulemekun.

Të ngjashme