ShowBiz
Hillary Clinton për veshjen e Dolly Parton: “A duhet ta bëjmë trend?”
Demokracia
16:28 | 04 Mars 2021

Share:

Vaksinimi i Dolly Parton bëri bujë në internet.

Këngëtarja e njohur Dolly Parton ka marrë dozën e parë të vaksinës Moderna dhe u bë trend në internet, shkruan Demokracia.com.

Para se të vaksinohej ajo shëndrroi këngën e saj Jolene në Vaksinë, dhe videoja  e saj duke kënduar këngën për vaksinën u bë virale në internet.

Por, kënga nuk ishte e vetmja për çka u komentua Parton.

Edhe veshja e saj – një bluzë ngjyrë blu e hapur te krahët- mori vëmendjen e shumë personave përfshirë edhe Hillary Clinton që e cilësuan si një veshje shumë të përshtatshme për t’u vaksinuar.

Hillary Clinton postoi në rrjetin social Instagram një fotografi tëvjetër të saj ku kishte veshur një bluzë të ngjashme me mbishkrimin : “Më pëlqen të shoh Dolly Parton teksa rikthen stilin e bluzave të hapura te krahët si stil për vaksinimin. A duhet ta bëjmë trend ?”.

https://www.instagram.com/p/CL9qb-SpeTa/?utm_source=ig_web_copy_link

Trendi i bluzave të hapura tek krahët i përket viteve 1950 dhe 60, dhe tentoi të bënte një kthim në vitin 2016. /Demokracia.com/

Të ngjashme