Lajme
Hill për sanksionimin e Vulinit: Nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija SHBA-Serbi
Demokracia
15:37 | 13 Korrik 2023

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, ka folur për futjen e shefit të BIA-së, Aleksandar Vulin në listën e zezë të Amerikës.

Hill ka thënë se kanë përcjellur me shumë kujdes aktivitetet e tij dhe SHBA arriti në përfundimin se Vulin nuk është dikush që duan ta shohin në SHBA, as të ketë kontakt me të.

Më tej, ai ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.

“Unë jam i vetëdijshëm se shumë njerëz e shohin këtë shumë më gjerësisht dhe më thellë, si marrëdhëniet mes Serbisë dhe Amerikës dhe pyesin se çfarë do të thotë kjo në aspektin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Mendimi im personal është se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Amerikës janë të mira dhe ne duam që ato të bëhen edhe më të mira.” – ka thënë Hill, raporton N1.

“Serbia dëshiron të bashkohet me ne në Perëndim, por ne nuk patëm përshtypjen se zoti Vulin donte të kontribuonte në këtë dhe bazuar në informacionin që dispononim, ne vendosëm sanksione ndaj tij.” – ka thënë tutje ai.

Të ngjashme