Lajme
Hill kritikon Serbinë për ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dobar dan”
Demokracia
14:20 | 02 Korrik 2024

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, e ka vlerësuar si “të pakuptueshme” dhe “të papritshme” vendimin e Qeverisë së Serbisë për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, Dobar dan”; festival ky që mbahet që dhjetë vite me paramendimin e ndërtimit të urave komunikuese mes shoqërisë shqiptare-kosovare dhe asaj serbe në rrafshin kulturor dhe artistik.

Hill tha në një intervistë për revistën “Diplomacy and Commerce” se nuk e priste një vendim të tillë nga autoritetet serbe, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ka gjithmonë arsye të sigurisë, kjo është e qartë për mua. Por, unë nuk e kuptoj këtë vendim. Festivali ka qenë i shkëlqyeshëm për Serbinë, është mbajtur për dhjetë vjet…”, tha Hill.

Ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë në mesin e tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia t’i zgjidhë ose të paktën t’i adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE. Pra, unë mendoj se ata janë shumë të përqendruar në normalizim, ashtu sikurse edhe ne”, tha Hill.

Të ngjashme