ShowBiz
Hilary Duff do të luajë në vazhdimin e ‘How I Met Your Mother’
Demokracia
16:44 | 22 Prill 2021

Share:

Aktorja e famshme Hilary Duff do të jetë pjesë e rikthimit të serialit ‘How I Met Your Mother’.

Ju kujtohet seriali ‘How I Met Your Mother’? Sigurisht që ju kujtohet edhe pse shfaqja televizive ka kohë që ka përfunduar.

‘How I Met Your Mother’ luajti në CBS nga viti 2005 deri më 2014, transmeton Demokracia.com.

Seriali po kthehet, por jo me emrin e njejtë dhe kjo nuk është surpriza e vetme, aktorja Hilary Duff do të jetë pjesë e rikthimit.

Seriali do të quhet “How I Met Your Father”, dhe do të transmetohet në Hulu.

Sipas Variety, historia e shfaqjes do të jetë për “Sofian- personazhi të cilin e luan Hilary Duff- e cila i tregon djalit të saj se si u takua me babanë e tij.

Sidoqoftë, ende nuk ka një datë të caktuar për premierën. /Demokracia.com/

Të ngjashme