Lajme
“Hidrodrini” kërkon që analizat të kryen edhe në pusetat e banorëve të Deçanit
Demokracia
13:39 | 15 Korrik 2021

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ , ka kërkuar që mostra të ujit për analizë të merren edhe nga puset (bunarët) që banorët posedojnë në atë zonë, pra që posedojnë në familjet e tyre dhe nga të njëjtat shërbehen.

Në njoftimin e KRU “Hidrodrini”, thuhet se mostra të tjera në vazhdimësi janë marrë dhe po përpunohen edhe nga mekanizma të tjerë profesional, përcjell Demokracia.com.

“KRU ‘Hidrodrini’, për shkaqe prevenuese, nga konsumatorët e fshatrave e të komunës së Deçanit, sërish kërkon që ujin ta përdorin vetëm për sanitari dhe higjienë, meqë mbetemi në pritje të udhëzimeve të reja nga mekanizmat përkatës profesional”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me të cilën KRU ‘Hidrodrini’ konfirmon se i janë komunikuar nga ana e IKSHPK-së, respektivisht IRSHP-së, analizat e nxjerra nga mostrat e marra të ujit që nga data 11 Korrik 2021 (e Diel), në lokalitetet ku është dyshuar se ka pasur helmim nga uji, në fshatrat e komunës së Deçanit, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.

Të gjitha mostrat e analizave në fjalë siç janë publikuar edhe në media nga ana e vet IKSHPK-së, rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakterologjike kanë dalur në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

KRU ‘Hidrodrini’ vazhdimisht pret analiza edhe më të thella profesionale nga palët e thirrura respektive të profesionistëve shëndetësorë si brenda edhe jashtë vendit.

KRU ‘Hidrodrini’ kërkon dhe inkurajon palët që mostra të ujit për analizë të merren edhe nga puset (bunarët) që banorët posedojnë në atë zonë, posedojnë në familjet e tyre dhe nga të njejtat poashtu shërbehen. Kjo për të parë  mundësinë e dilemës eventuale.

Njoftojmë se mostra të tjera në vazhdimësi janë marrë dhe po përpunohen edhe nga mekanizma të tjerë profesional. KRU ‘Hidrodrini’ mbështet të gjithë mekanizmat përkatës institucional të involvuar në rastin Deçani, brenda autoritetit dhe kompetencave që ka, për ti dhënë zbardhje dhe orjentim të saktë rastin shqetësues në fjalë.

KRU ‘Hidrodrini’, të gjithë të prekurve nga shqetësimet shëndetësore, u uron shërim të shpejt dhe kthim të shëndetit të plotë.

KRU ‘Hidrodrini’, për shkaqe prevenuese, nga konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar të komunës së Deçanit, sërish kërkon që ujin ta përdorin vetëm për sanitari dhe higjienë, meqë mbetemi në pritje të udhëzimeve të reja nga mekanizmat përkatës profesional./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/Hidrodrini/posts/2912169189053358

Të ngjashme