Norwich City është kualifikuar në raundin tjetër të EFL Cup.
Skuadra e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës do të ketë punë shumë të vështirë në raundin e tretë të këtij evenimenti, shkruan Demokracia.com.
Liverpooli do të jetë kundërshtar i radhës për Norwichin që sapo është inkuadruar në Premierligë.
Ndeshja e raundit të tretë në mes Norwich Cityt dhe Liverpoolit luhet më 21 shtator. /Demokracia.com