Sot është hedhur shorti për gjysmëfinalet e “Kupës së Mbretit” në Spanjë, shkruan Demokracia.com.
Barcelona do të ketë punë të vështirë për t’u kualifikuar në finalen e madhe, pasi takohet me Sevillën në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Levantës së Enis Bardhit.
Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje ardhje.
Përballja e parë e Barcelonës është si mysafir te Sevilla më 10 shkurt, ndërsa dueli i kthimit zhvillohet më 3 mars. /Demokracia.com