Sport
Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, këto skuadra takohen në gjysmëfinale
Demokracia
15:43 | 26 Mars 2022

Share:

Besa Famgas e Prishtina do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kështu është vendosur në shortin e tërhequr të shtunën në lokalet e FHK-së.

Bëhet fjalë për dy skuadrat kryesore aktualisht në Superligë dhe që synojnë Kupën e Kosovës.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Deçani e Kastrioti i Ferizajt. Deçani ka befasuar Trepçën në çerekfinale dhe synon ta kaloi edhe Kastriotin. Por synime për të prekur finalen ka edhe skuadra ferizajase.

Fituese në fuqi e Kupës është skuadra pejane, Besa Famgas. /Demokracia.com

Të ngjashme