Sport
Hidhet shorti për gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, vëmendja kryesore në derbin Real Madrid – Barcelona
Demokracia
13:59 | 30 Janar 2023

Share:

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Një tjetër El Clasico do t’u serohet tifozëve të futbollit, pas atij që u zhvillua në finalen e Superkupës së Spanjës.

Barcelona ia doli të triumfonte në atë takim, duke fituar edhe trofeun, ndërsa tani do të takohen në gjysmëfinale, me Real Madridin që synon të hakmerret.

Ndeshja e parë do të luhet më 1 mars në Santiago Bernabeu, derisa takimi i dytë luhet në “Camp Nou” më 5 prill.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes të Osasunas dhe Athletic Bilbaos, e që finalja do të jetë më e zbehtë për dallim nga kjo fazë.

Padyshim se çdokush do të shpresonte që Reali e Barca të takoheshin në finale, por që tani do e kenë fatin t’i shikojnë në gjysmëfinale.

Të ngjashme
Sport • 01 Korrik 2024