Sonte është duke u zhvilluar ndeshja e fundit e 1/8 së finales së FA Cup ndërmjet Barnsleyt e Chelseat, derisa tashmë është hedhur shorti për takimet çerekfinale shkruan Demokracia.com.
Pra për momentin vetëm ky çerekfinalist nuk është përcaktuar ende ku fituesi i këtij takimi në çerekfinale do të ndeshet me Sheffieldin.
Shorti ka sjellë dy përballje shumë interesante sikur ajo në “Goodison Park” ku Evertoni e pret Manchester Cityn.
Përballje e zjarrtë është edhe ajo ndërmjet Leicester Cityt dhe Manchester Unitedit.
Këto janë çiftet çerekfinaliste:
Everton – Manchester City
Leicester City – Manchester United
Bournemouth – Southampton
Barnsley/Chelsea – Sheffield United. /Demokracia.com