Sport
Hidhet shorti i Superligës së Kosovës në basketboll
Demokracia
15:38 | 20 Gusht 2021

Share:

Është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Edicioni i ri do të fillojë në mesin e muajit shtator.

Ky edicion pritet të jetë shumë interesante, kurse nuk mungojnë ndeshjet interesante që nga java e parë, ku përballen Prizreni 16 dhe Rahoveci, ndërsa kampioni Ylli në xhiron e parë përballet me Trepçën.

Skuadra e inkuadruar në elitë, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën, kurse çifti i fundit është Peja-Bashkimi.

Rivalët e vjetër, Peja dhe Prishtina do të përballen në javën e dytë.

Edicioni i ri do të nisë me Final 8 Superkupa, ku marrin pjesë tetë skuadrat e elitës nga 1 deri më 5 Shtator.

Të ngjashme