Sport
Hidhet shorti i çerekfinales së Copa del Rey, zbulohen katër çiftet e kësaj faze
Demokracia
15:02 | 20 Janar 2025

Share:

Copa del Rey ka hyrë në fazën vendimtare dhe sot në sallën “Luis Aragonés della Ciudad del Fútbol di Las Rozas”, është hedhur shorti i çerekfinales.

Në kërkim të këtij trofeu kanë mbetur tetë skuadra, të gjitha nga La Liga, shkruan “Gazeta Express”.

Valencia – Barcelona, Leganés – Real Madrid, Atlético Madrid – Getafe e Real Sociedad – Osasuna, janë katër çiftet e çerekfinales.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen në javën e parë të shkurtit, më 4, 5 e 6 shkurt, respektivisht të martën, të mërkurën e të enjten.

Kurse, gjysmëfinalet do të kuptohen përsëri përmes shortit, ndërsa do të luhen në formatin vajtje-ardhje dhe janë paraparë të luhen më 26 shkurt e më 2 prill.

Ndërkaq, finalja do të luhet më 26 prill në “Stadio de La Cartuja” të Sevillës. /Gazeta Express

Të ngjashme