Sport
Hidhet shorti europian i playoff: Italia ose Portugalia mbeten jashtë Botërorit!
Demokracia
17:35 | 26 Nëntor 2021

Share:

Evropa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar.

Sot, ishin 12 skuadrat e  mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.

Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në minigrupin ku është edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos. Kampionia e Evropës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.

SHORTI

RRUGA A

Gjysmëfinalja 1

Skoci – Ukrainë

Gjysmëfinalja 2

Uells – Austri

RRUGA B

Gjysmëfinalja 1

Rusi – Poloni

Gjysmëfinalja 2

Suedi – R. Çeke

RRUGA C

Gjysmëfinalja 1

Itali – Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2

Portugali – Turqi. /Demokracia.com

Të ngjashme