Sport
Hidhen poshtë të gjitha akuzat ndaj ish-futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood
Demokracia
15:51 | 02 Shkurt 2023

Share:

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, nuk po përballet më me procedim penal për përdhunim të dyshuar, pasi prokurorët pushuan çështjen kundër tij.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) tha se “nuk kishte më një perspektivë realiste dënimi” pasi dëshmitarët kryesorë tërhoqën bashkëpunimin e tyre nga hetimi, njofton The Guardian, përcjell Demokracia.com.

Greenwood u arrestua dhe më vonë u akuzua për tentativë përdhunimi dhe abuzime në familje pas një hetimi të nisur në janar 2022.

Sulmuesi, i cili ka luajtur një herë për Anglinë, mohoi akuzat dhe ishte përgatitur të dilte në gjyq më vonë këtë vit derisa CPS e hodhi poshtë çështjen të enjten.

21-vjeçari menjëherë pas arrestimit në janar të vitit të kaluar ishte pezulluar nga Manchester United./Demokracia.com/

Të ngjashme